Serdar Dincel
09 gusht 2026•Përditësim: 09 gusht 2026
Arabia Saudite tha të dielën se ekipet e zjarrfikësve kanë shuar një zjarr që shpërtheu në një objekt të kompanisë Saudi Aramco në Xhizan, ndërsa rebelët Huthi të Jemenit morën përgjegjësinë për sulmin, transmeton Anadolu.
Ministria saudite e Energjisë konfirmoi se një zjarr kishte shpërthyer në një nga objektet e rafinerisë së Saudi Aramco-s në Xhizan, duke theksuar se nuk pati viktima.
Ekipet saudite të zjarrfikësve e kanë shuar zjarrin, njoftuan autoritetet.
Ndërkohë, zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree, mori përgjegjësinë për sulmin përmes platformës amerikane X, duke thënë se objekti është goditur me dron. Ai pretendoi se sulmi u krye si përgjigje ndaj sulmeve të pretenduara me dronë nga Arabia Saudite ndaj provincave Saada dhe Haxha të Jemenit.