Berk Kutay Gökmen
06 nëntor 2026•Përditësim: 06 nëntor 2026
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se do të ofrojë mbështetjen e tij të plotë për "super-inteligjencën" (SI), termi që ai preferon ta përdorë në vend të "inteligjencës artificiale" (IA), duke u bërë thirrje shteteve që ta përqafojnë këtë teknologji dhe të përfitojnë nga potenciali i saj ekonomik, transmeton Anadolu.
"Jam 100 për qind në favor të Super-Inteligjencës (SI) dhe do të punoj me shumë shtete në SHBA që dëshirojnë të pasurohen përmes saj", shkroi Trump në platformën e tij, Truth Social.
"Ajo është si AR dhe vetëm një udhëheqje e pamend do t'u thotë 'JO' pasurive që ajo sjell!", shtoi ai.
Këto deklarata pasqyrojnë përpjekjen e vazhdueshme të Trumpit për të promovuar termin "super-inteligjencë" në vend të termit të përdorur gjerësisht "inteligjencë artificiale" (IA) ndërsa administrata e tij synon të riformulojë terminologjinë që lidhet me këtë teknologji.
Trump ka nënshkruar urdhër ekzekutiv, përmes të cilit udhëzon departamentet dhe agjencitë federale që të përdorin termat "Super-Inteligjencë" dhe "SI", në vend të "Inteligjencës Artificiale" dhe "IA", në korrespondencën zyrtare, komunikimet publike, faqet e internetit, raportet dhe dokumentet e politikave, brenda kufijve të lejuar nga ligji.
Më herët, ai kishte bërë të ditur qëndrimin e ashpër të administratës së tij lidhur me këtë terminologji, duke deklaruar se Shtëpia e Bardhë i konsideron si "armiq" ata që vazhdojnë të përdorin termin "inteligjencë artificiale" në vend të "super-inteligjencës".
Administrata ka krijuar një "Forcë për Super-Inteligjencën" (Super Intelligence Force), me qëllim koordinimin e qasjes së qeverisë federale ndaj kësaj teknologjie.