Mohamed Sabry Emam Muhammed
14 tetor 2018•Përditësim: 15 tetor 2018
QALQILYA (AA) – Një kolon hebre ka goditur me automobil dhe plagosur dy palestinezë në rajonin e Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ndodhi në vendin Karnei Shomron, në lindje të qytetit Qalqilye.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm me qëllim ose aksident trafiku.
Autoritetet palestineze dhe izraelite ende nuk kanë komentuar rastin.
Të premten në Nablus humbi jetën një palestineze të cilën kolonët hebrenjë e sulmuan me gurë teksa kalonte me automjet.