Mehmet Nuri Uçar
13 prill 2019•Përditësim: 14 prill 2019
Kreu i inteligjencës në Sudan, Salah Abdallah Gosh ka dhënë dorëheqje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli Ushtarak Kalimtar bën të ditur se kryetari i Këshillit, Abdel Fattah al-Burhan ka pranuar dorëheqjen e kreut të inteligjencës.
Më tej thuhet se Gosh ka dhënë dorëheqje mbrëmë.
Ushtria e Sudanit të enjten, pas protestave disa javore, largoi nga detyra presidentin Omar al-Bashar, i cili udhëhoqi Sudanin që nga viti 1989.
Ushtria gjithashtu formoi një këshill ushtarak për të menaxhuar vendin në një periudhë kalimtare dyvjeçare.
Të premten mbrëma, ministri i Mbrojtjes Ahmed Awad Ibn Auf dha dorëheqjen si kryetar i Këshillit Ushtarak dhe u zëvendësua nga gjeneral-koloneli Abdel Fattah al-Burhan.