Emre Aytekin
13 prill 2019•Përditësim: 15 prill 2019
Hakerët vodhën të dhënat personale të rreth 4.000 agjentëve federalë dhe oficerëve të sigurisë, pjesëtarë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në faqen e internetit "TechCrunch", hakerët u infiltruan në faqet e internetit të Akademisë Kombëtare të FBI-së dhe vodhën regjistrat personalë të agjentëve federalë dhe oficerëve të sigurisë të cilët ishin ruajtur për qëllime speciale në këtë shërbim.
Theksohet se regjistrat përmbanin emra, adresa, numra telefoni dhe adresa të e-maileve të punonjësve.
Hakerët, këto regjistra që përmbanin informacione personale të rreth 4.000 personave, i kanë postuar në një faqe interneti që publikon nga Ukraina.
Një nga hakerët në një deklaratë në këtë faqe interneti, pohon se përveç FBI-së, ata janë infiltruar në më shumë se 1000 faqe të internetit të lidhura me Qeverinë e SHBA-së dhe kanë vjedhur të dhënat personale të më shumë se 1 milion punonjësve në administratën publike.
Hakerët theksuan se kishin planifikuar ta shesin këtë informacion tek blerësit anonim nëpërmjet portaleve sekrete online në të cilat mund të arrihet përmes shfletuesve special të internetit, të quajtur "rrjetet e errëta".