Lina Altawell
26 nëntor 2026•Përditësim: 26 nëntor 2026
Irani të enjten mohoi se ka sulmuar një objekt jetik në Kuvajt, duke deklaruar se forcat e tij të armatosura nuk kanë kryer asnjë operacion ushtarak apo sulmues në rajon, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i lartë i Forcave të Armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarchi, “kategorikisht dhe plotësisht” hodhi poshtë pretendimet e ushtrisë kuvajtiane se forcat iraniane kishin shënjestruar një nga objektet jetike të vendit.
Shekarchi iu referua asaj që e cilësoi si “histori të veprimeve armiqësore” nga Izraeli dhe forcat amerikane, duke i akuzuar ato për përfshirje në operacione nën flamur të rremë dhe aventura rajonale.
“Akuzat u vlerësuan si pretekst për vazhdimin e veprimtarive armiqësore dhe përpjekjeve për të shtuar pasigurinë në rajon”, tha Shekarchi.
Më herët të enjten, ushtria e Kuvajtit njoftoi se kishte interceptuar disa dronë që shënjestronin një objekt jetik në këtë vend të Gjirit, në një sulm që ia atribuoi Iranit.
Fillimisht u raportua se katër persona, përfshirë dy shtetas italianë, një kuvajtian dhe një pakistanez, ishin plagosur pasi mbetjet e predhave të interceptuara kishin rënë mbi objekt.
Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit konfirmoi se të dy shtetasit italianë kishin vdekur si pasojë e plagëve të marra.