Şahin Demir
16 shtator 2026•Përditësim: 16 shtator 2026
Irani ka hedhur poshtë akuzat e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, lidhur me programin bërthamor të Teheranit dhe aleatët e tij rajonal, duke akuzuar Berlinin se paraqet një narrativë “të shtrembëruar qëllimisht”, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmaeil Baqaei, në rrjetin social amerikan X tha se ishin SHBA-ja dhe Izraeli, e jo Irani, ata që nisën luftën, duke kritikuar Gjermaninë për mosdënimin e sulmeve.
Ai hodhi poshtë përshkrimin e aleatëve rajonal të Iranit nga Merz si “forca të ndërmjetme”, duke theksuar se ata janë “aktorë të pavarur me kauzat dhe përllogaritjet e tyre të qarta”.
Baqaei mohoi se Teherani ka një program bërthamor ushtarak dhe akuzoi Gjermaninë se mbështet Izraelin, ndërkohë që e paraqet veten si “kampione të paqes”.
Merz i bëri thirrje të martën Iranit t’u japë fund “aktiviteteve destabilizuese” në rajon, të ndalojë mbështetjen për forcat e ndërmjetme dhe t’i japë fund “programit bërthamor ushtarak” të Teheranit.
Duke folur përkrah kryeministrit irakian Ali al-Zaidi në Berlin, Merz gjithashtu i bëri thirrje Teheranit që të mos e zgjerojë luftën në Irak dhe kërkoi t’i jepet fund bllokadës së Ngushticës së Hormuzit.