Ercan Canbolat
17 dhjetor 2017•Përditësim: 17 dhjetor 2017
ANKARA (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë dënon sulmin e kryer terrorist ndaj një kishe në kryeqytetin e provincës Baloçistan të Pakistanit, Ketta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga kjo ministri thuhet se “Kemi mësuar me një pikëllim të madh se ka shumë persona të cilët kanë humbur jetën dhe janë plagosur si pasojë e sulmit terrorist të kryer sot në kryeqytetin e provincës Baloçistan të Pakistanit, Ketta. Dënojmë këtë sulm terrorist dhe shprehim ngushëllimet për popullin dhe qeverinë mike dhe vëllazërore të Pakistanit”.