Hale Türkeş
26 korrik 2016•Përditësim: 27 korrik 2016
DIYARBAKIR (AA) – Të paktën një ushtar ka rënë dëshmor si pasojë e një sulmi të kryer nga organizata terroriste PKK në provincën Diyarbakir, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirrur në burime ushtarake.
Sulmi me raketë mbi rojen ushtarake në qytetin Silvan ka lënë të plagosur një ushtar tjetër, shton burimi i lartpërmendur duke folur në kushte anonimiteti nga shkaku i ndalesës për prononcim për mediat.
Ushtarët ishin përgjegjës për sigurinë në pendën e qytetit në të cilën po kryhen punime ndërtimore.
Gjithnjë sipas burimit, ushtria ka nisur një operacion për gjetjen dhe kapjen e terroristëve përgjegjës për sulmin.
PKK, e cila është shpallur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, në korrik të vitit 2015, ka vazhduar fushatën e saj të armatosur kundër shtetit turk.
Që nga kjo kohë PKK ka vrarë rreth 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë turke, përfshirë ushtarë, policë dhe pjesëtarë të rojeve të fshatit. Në operacionet anembanë Turqisë dhe në veri të Irakut janë vrarë mbi 5.000 terroristë të PKK-së.