Burak Bir
09 qershor 2019•Përditësim: 10 qershor 2019
Terroristi i PKK-së me emrin e koduar Zinar Akro u neutralizua në provincën juglindore në Diyarbakır, bën të ditur të dielën Ministria e Brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, ministria sqaron se terroristi u identifikua si Yusuf Kayran dhe ishte një nga pesë terroristët e neutralizuar në operacionin e të hënës.
Terroristi ishte në kategorinë gri të listës së të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme, thuhet në deklaratë.
Shpërblimi për Kayran ishte caktuar 300.000 lira turke (51.000 dollarë), thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Turqisë.
Lista e të kërkuarve ndahet në pesë kategori, ku kategoria e personave më të kërkuar janë në listën e kuqe, e ndjekur nga ajo e kaltër, jeshile, portokalli dhe gri.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre, me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë kapur ose janë vrarë.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gratë dhe fëmijët. YPG është dega siriane e grupit terrorist.