Nilay Kar
14 gusht 2017•Përditësim: 15 gusht 2017
ADANA (AA) – Sipas një zyrtari të policisë, forcat e policisë turke kanë konfiskuar qindra kilogram materie shpërthyese gjatë një sulmi kundër organizatës terroriste PKK në provincën jugore të Adanës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat e policisë turke bastisën një vilë në qarkun Çukurova, operacion policor që vijoi pasi më herët u zbulua se terroristët e lidhur me PKK/KCK po planifikonin një sulm më 15 gusht.
“Vendi i fshehur i armëve dhe eksplozivëve ishte i përbërë nga 1.5 ton nitrat amoni, 300 kilogram gozhda, rreth 1.000 fishekë, 12 kallashnikov dhe 24 granata dore. Gjithashtu u konfiskuan mbi 10 uniforma policore”, tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimit për të dhënë deklarata për mediat.
Guvernatori i Adanës, Mahmut Demirtaş, konfirmoi raportet se “një sasi e konsiderueshme e municioneve” ishte konfiskuar. Ai shtoi se autoritetet qëndrojnë në vëzhgim për të dyshuarit lidhur me incidentin.
PKK, e renditur si një organiatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.
Që atëherë, kjo organizatë terroriste ka qenë përgjegjëse për vrasjen e mbi 1.200 pjesëtarëve të forcave turke të sigurisë dhe civilëve, përfshirë një numër të madh të grave dhe fëmijëve.