Büşra Nur Bilgiç Çakmak
23 shtator 2020•Përditësim: 23 shtator 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë diskutuar sot situatën në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Bisedova me presidentin Erdoğan në lidhje me situatën në Mesdheun Lindor dhe përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për shmangien e mosmarrëveshjeve ushtarake, për të shmangur incidente dhe aksidente", shkroi Stoltenberg në Twitter.
"Turqia dhe Greqia janë aleatë të çmuar dhe NATO është një platformë për dialog", shtoi ai.
Greqia, me mbështetje të Francës, ka kontestuar aktivitetet aktuale kërkuese të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe TRNC kanë të drejta në rajon.
Për të ulur tensionet, Turqia ka bërë thirrje për dialog për të siguruar ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.