Yunus Kaymaz
16 qershor 2026•Përditësim: 16 qershor 2026
Një nga ekipet që po garon në Kupën e Botës FIFA 2026, kombëtarja e Tunizisë, ka shkarkuar trajnerin Sabri Lamouchi, transmeton Anadolu.
Federata e Futbollit të Tunizisë, pas humbjes 5-1 nga Suedia në ndeshjen e parë të Grupit F, i ka dhënë fund detyrës trajnerit 54-vjeçar Lamouchi.
Në deklaratën e federatës të publikuar në platformën e mediave sociale me bazë në SHBA, Instagram, thuhet: "Është arritur marrëveshje për përfundimin e detyrës së trajnerit Sabri Lamouchi".
Tunizia do të përballet me Japoninë dhe Holandën në ndeshjet e tjera të grupit.
Lamouchi, i emëruar në janar, ishte nën kritika pas humbjes 5-0 nga Belgjika, në një ndeshje miqësore përgatitore para Kupës së Botës.