Alma Çekovic
17 korrik 2019•Përditësim: 18 korrik 2019
Mbrojtësi i djathtë anglez Kieran Trippier (28) është shumë afër transferimit nga Tottenham tek klubi spanjoll i Atletico Madrid-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat britanike shkruajnë se mbrojtësi i djathtë i Tottenham-it tashmë ndodhet në Madrid ku pritet të përfundojë transferin në vlerë rreth 22 milion euro.
Trippier u transferua nga Burnley në Tottenham në qërshorë të vitit 2015 dhe për "gjelat" luajti më shumë se 100 ndeshje.
Ai kohët e fundit deklaroi se nuk është i sigurt nëse dëshiron ta zgjasë kontratën me klubin e cila i skadonte më 2022.
Nëse arrin marrëveshje me klubin spanjoll, Trippier do të bëhet përforcimi i tretë i madh në mbrojtje të Atletico Madridit në periudhën e trasferimeve. Trajneri Diego Simeone më herët solli Felipen nga Porto dhe Renato Lodia nga klubi brazilian Atletiko Paraneanse.