Fatih Erel
07 gusht 2026•Përditësim: 07 gusht 2026
Klubi anglez Manchester United ka huazuar portierin e kombëtares turke, Altay Bayindir, te skuadra spanjolle e La Ligës, Celta Vigo, me një opsion blerjeje, transmeton Anadolu.
“Celta Vigo dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje në lidhje me transferimin huazues të Altay Bayindir, i cili përfshin një opsion blerjeje”, thuhet në një deklaratë të klubit spanjoll.
Celta Vigo tha se Bayindir u bë lojtari i parë turk në historinë e Manchester Unitedit kur ai iu bashkua klubit nga Fenerbahçe në vitin 2023.
Portieri 28-vjeçar do të udhëtojë direkt në Itali për t'u bashkuar me kampin stërvitor parasezonal të Celta Vigos nën drejtimin e trajnerit Claudio Giraldez.
Ai pritet të luajë në miqësoret parasezonale të skuadrës kundër Sassuolos dhe Napolit.