Şenhan Bolelli
23 maj 2020•Përditësim: 24 maj 2020
Në Spanjë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë vdekur 48 persona, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 26.678, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria spanjolle e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 361 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 235.290 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, sot në një konferencë për media tha se pas përfundimit të pandemisë do të hetohet rreth asaj pse të moshuarit në shtëpitë e pleqve janë më të prekur nga COVID-19.