Berk Özkan
10 prill 2020•Përditësim: 10 prill 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së turqisë, Erdoğan i ka uruar presidentit serb shërim për të birin e tij, i cili është prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Gjatë bisedës telefonike po ashtu janë diksutuar edhe bashkëpunimi në luftën kundër COVID-19, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.