Ömer Erdem
02 korrik 2020•Përditësim: 02 korrik 2020
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 421.307 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në të gjithë kontinentin janë shënuar 13.382 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 421.307 numrin e rasteve, ndërsa me 258 vdekjet e reja numri i viktimave arrin në 10.442.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Egjipt me 3.034 vdekje, ndërsa në Afrikën e Jugut 2.749, në Algjeri 920, në Nigeri 603 dhe në Sudan 602.
Ndërkohë numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në shifrën 200.962.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 159.333 raste, Egjipti me 69.814, Nigeria me 26.484 dhe Gana me 18.134 raste.
Ndërsa nuk janë raportuar raste të vdekjeve në Sejshelle, Eritre, Ugandë, Namibi dhe Lesoto.