Enes Kaplan
30 nëntor 2017•Përditësim: 01 dhjetor 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet presidenciale, mësohet se në bisedën telefonike mes Erdoğan dhe Merkel, është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, si dhe ato me temë Sirinë.
Erdoğan ka ndarë informacione me Merkel në lidhje me samitin trepalësh të mbajtur nga Turqia, Rusia dhe Irani në nivelin e liderëve në Soçi më 22 nëntor.
Gjithashtu në bisedën ku është folur edhe për çështjen e refugjatëve, Merkel ka theksuar se do të punojë për të përshpejtuar dërgimin e ndihmave që BE-ja ia ka premtuar Turqisë në lidhje me refugjatët sirianë.
Erdoğan dhe Merkel, duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, veçanërisht kundër PKK-së, theksohet se janë dakorduar për të përshpejtuar takimet dypalëshe të nivelit të lartë pas krijimit të qeverisë në Gjermani.