Saadet Firdevs Aparı
23 qershor 2022•Përditësim: 23 qershor 2022
Një burrë plagosi me thikë katër persona në Auckland të Zelandës së Re, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia tha se sulmuesi u ndalua nga persona që ndodheshin aty pranë.
Kryeinspektorja e policisë, Naila Hassan tha se i dyshuari ishte ndaluar dhe viktimat ishin të gjinive, etnive dhe moshave të ndryshme.
Ajo shtoi se nuk ka indikacione se ishte një sulm urrejtjeje.
Hassan shtoi se kalimtarët e kanë rrethuar sulmuesin dhe një person e ka goditur me paterica.