Hamdi Yıldız,Qais Omar Darwesh Omar
13 shkurt 2023•Përditësim: 14 shkurt 2023
Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë teksa ata bastisën qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar ka humbur jetën një palestinez, raporton Anadolu.
Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite, një shtetas i quajtur Emir Bestami ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në qytetin Nablus.
Sipas informacionit që dëshmitarët okularë dhanë për AA, mes forcave izraelite që kanë bllokuar një shtëpi në Nablus dhe palestinezëve ka pasur përplasje të armatosura. Gjatë bllokadës, ushtarët izraelitë përdorën municion të vërtetë dhe granata.
Nga ana tjetër, një grup i armatosur palestinez i quajtur "Gropa e Luanit" njoftoi se ata u përleshën me forcat izraelite gjatë bastisjes së Nablusit.
"Grupet tona u zunë pritën forcave pushtuese dhe pasi shpërthyen bombën mes ushtarëve, ata hodhën plumba mbi ta", thuhet në deklaratën e grupit.
Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar rastin në fjalë.