Hakan Nural
13 prill 2019•Përditësim: 15 prill 2019
Në Tajlandë filluan festimet e Vitit të Ri ku gjatë festimeve ka kryesuar "lufta me ujë", raporton Anadolu Agency (AA).
Që nga nata e 12 prillit në Tajlandë kanë filluar festimet e Vitit të Ri që njihen si "Songkran" apo "lufta me ujë" me pistoleta uji.
Festivali, i cili zhvillohet në bulevardin Khosan, një nga vendet kryesore që frekuentohet nga turistët në kryeqytetin Bangkok, festohet me entuziazëm me pjesëmarrjen e qytetarëve të të gjitha moshave.
Këtë vit në festivalin Songkran tërhoqën vëmendjen masat intensive të sigurisë të cilat janë marrë për shkak të aksidenteve vdekjeprurëse, të regjistruara në vitet e mëparshme, veçanërisht në aksidentet fatale të trafikut.
Hyrjet dhe daljet në bulevardin Khosan, i cili është mbyllur për trafikun, kontrollohet nga policia.
Festimet e Songkran-it pritet të vazhdojnë deri në mesin e javës.