Vesna Besiç
21 shkurt 2018•Përditësim: 22 shkurt 2018
MADRID (AA) – Panairi i artit bashkëkohor Arco është hapur sot në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).
Në panairin, i cili këtë vit organizohet për herë të 37-të marrin pjesë më shumë se 300 koleksionistë nga 30 vende. Vizitorët deri më 25 shkurt do të kenë rastin të shohin aluzionin “artet që vijnë”.
Në kuadër të panairit parashihet edhe një program ndërkombëtar i koleksionistëve në të cilin përfshihet vizita e institucioneve dhe koleksioneve private.
Organizatorët theksojnë se Arco është vendi për diskutim për zhvillimet aktuale në tregun e artit. Ky është vendi i takimit të bashkësisë artistike ndërkombëtare ku artistët kanë rastin të shqyrtojnë ide dhe projekte duke zhvilluar bashkëpunim me galeri të ndryshme në botë.