Ali Cura
26 qershor 2022•Përditësim: 27 qershor 2022
Forcat e armatosura ruse goditën tre objekte ushtarake ukrainase me armë të precizionit të lartë, pretendoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Igor Konashenkov, zëdhënësi i ministrisë, tha se qendrat e stërvitjes ushtarake ukrainase ishin në shënjestër në Chernihiv, Zhytomyr dhe Lviv.
Konashenkov shtoi gjithashtu se ushtria ukrainase tentoi edhe një herë një sulm të pasuksesshëm në Ishullin e Gjarpërinjve me avionë dhe raketahedhës të shumëfishtë.
“Deri më sot, 215 avionë, 132 helikopterë, 1.363 mjete ajrore pa pilot, 350 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 3.809 tanke dhe automjete të blinduara, 682 raketahedhës të shumëfishtë dhe 3.012 automjete speciale ushtarake janë shkatërruar në Ukrainë”, tha ai.