Berk Kutay Gökmen
28 korrik 2026•Përditësim: 28 korrik 2026
Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi brigjet jugore të Paqësorit në Meksikë sot herët, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Anadolu.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 50 kilometra në perëndim-jugperëndim të Brisas Barra de Suchiate në shtetin jugor të Chiapasit, tha USGS.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 35 kilometrash.
Autoritetet meksikane nuk raportuan për viktima, të plagosur apo dëme materiale.