Riyaz Khaliq Khaliq
09 gusht 2024•Përditësim: 12 gusht 2024
Një shpërthim ka goditur një port në Kinën lindore, njoftoi media shtetërore e Kinës, transmeton Anadolu.
Shpërthimi u raportua në portin Ningbo-Zhoushan të provincës Zhejiang.
Shpërthimi i fuqishëm goditi një anije me kontejnerë të ankoruar në port, duke shkaktuar flakë të cilat nxorën sasi të mëdha tymi, rreth orës 13:40 me kohën lokale, sipas autoriteteve.
Nuk është raportuar për viktima, por autoritetet kanë nisur një hetimi për incidentin.