Eshat Fırat
05 mars 2017•Përditësim: 05 mars 2017
JERUSALEM (AA) – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi qeveritar i Izraelit, Ofir Gendelman, njoftoi se kryeministri Netanyahu gjatë qëndrimit të tij në Moskë, do të takoj presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Tema e bisedimeve, siç tha Ofir, do të jetë kriza në Siri dhe prania e Iranit në atë shtet.
Zëdhënësi qeveritar theksoi se Irani është duke forcuar praninë në Siri dhe se po përpiqet të formojë një front kundër Izraelit.