Michael Hernandez
18 prill 2018•Përditësim: 18 prill 2018
WASHINGTON (AA) – Bashkëshortja e presidentit të 41-të amerikan, George H-W- Bush, Barbara Bush, ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 92-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Lajmin për vdekjen e ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) e njoftoi avokati i familjes, Jim McGrath. Ai në njoftimin me shkrim theksoi se data dhe programi i varrimit do të shpalosen së shpejti.
I biri i Barbara Bush dhe po ashtu ish-president amerikan, George W. Bush, në njoftimin me shkrim falënderoi të gjithë miqtë për mbështetjen.
Mesazh ngushëllimi familjes Bush i dërgoi edhe presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump.
“Barbara Bush gjithmonë do ta kujtojmë si një person i cili me devocion ka punuar për atdheun dhe familjen e saj”, porositi Trump.
Ish-presidenti amerikan, Bushi i vjetër javën e kaluar bëri të ditur se bashkëshortja e tij Barbara ka refuzuar të pranojë terapinë mjekësore.
Barbara Bush është njëra nga dy gratë ku bashkëshorti dhe djali kanë qenë president të SHBA-ve. Jeb Bush para dy vitesh nuk arriti të marrë statusin e kandidatit presidencial nga radhët e republikanëve.