Mahmoud Mohamed Barakat
16 dhjetor 2020•Përditësim: 16 dhjetor 2020
Anëtarët e Forumit të Dialogut Politik Libian nuk kanë arritur të ulin votat e kërkuara për të miratuar propozimet për mekanizmat e reformës në lidhje me zgjedhjen e drejtuesve ekzekutivë për periudhën e përkohshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Seanca e votimit që u mbajt përmes telekonferencës nuk arriti të ulë 75 përqindëshin e detyruar të votave të nevojshme për të miratuar propozimet.
Nga 75 anëtarë të forumit, 36 votuan në favor të uljes të përqindjes në 61 për qind dhe 14 votuan për uljen e përqindjes në 66 për qind, ndërsa 21 u përmbajtën nga votimi.
Seanca vjen pas dështimit të forumit për të votuar tre propozime në lidhje me mekanizmat e zgjedhjes së një kreu të ri të Këshillit Presidencial dhe dy deputetëve, si dhe një kryeministri.
Procesi i bllokuar bëri që Misioni i Mbështetjes i OKB-së në Libi (UNSMIL) të paraqesë dy propozime shtesë për të zvogëluar përqindjen e kërkuar të votimit në 66 për qind ose në 61 për qind, por forumi dështoi të votojë në favor të ndonjërit prej tyre.
Zgjedhja e figurave për të udhëhequr periudhën e përkohshme është kritike për Libinë për të mbajtur zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm, me qëllim për t'i dhënë fund konfliktit.
Në mes të muajit nëntor, Forumi i Dialogut Politik Libian gjatë bisedimeve në Tunizi vendosi 24 dhjetorin e vitit 2021 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.