Mahmut Atanur
30 shtator 2019•Përditësim: 01 tetor 2019
Të paktën 36 të burgosura janë arratisur nga një burg në provincën Sulawesi Qendror i Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës Republika, 36 të burgosura janë arratisur duke e shfrytëzuar zjarrin që ka shpërthyer në burgun e grave Klass III në fshatin Maku të rajonit Sigi, në të cilën gjendeshin gjithsej 103 të burgosura.
Forcat e sigurisë vazhdojnë operacionet e kërkimit në mbarë rajonin për të gjetur të burgosurat që janë arratisur.
Ndërkohë, zyrtarët njoftuan se ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe se ka filluar një hetim në lidhje me incidentin.