Erbil Başay
22 prill 2018•Përditësim: 23 prill 2018
BERLIN (AA) – Andrea Nahles u zgjodh kryetare e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), duke u bërë gruaja e parë që kryeson këtë subjekt politik, raporton Anadolu Agency (AA).
SPD zgjodhi kryetaren e re në një kongres të jashtëzakonshëm të mbajtur sot në Qendrën e Kongreseve në Rhein Main në Wiesbaden.
Kreu i grupit parlamentar të SPD-së në Bundestag, Nahles, fitoi 414 nga gjithsej 624 vota të delegatëve dhe u bë udhëheqësja e re e partisë.
Kryetari i Bashkisë së Flensburgut, Simeone Lange, fitoi 172 vota, ndërsa komisioni gjeti se 38 delegatë kanë dhënë fletëvotime të pavlefshme.
Më shumë se dy të tretat e delegatëve vendosën që 47 vjeçarja Nahles të jetë gruaja e parë në krye të SPD-së në historinë e saj 155 vjeçare.
Kongresi i jashtëzakonshëm i SPD-së u organizua për shkak të dorëheqjes së mëparshme të presidentit të kësaj partie, Martin Schulz. Pas hyrjes në koalicion me bllokun kristian CDU/SPU, Schulz ishte proklamuar si kandidat për kryediplomatin e Gjermanisë.
Kjo hasi në kundërshtim brenda udhëheqjes dhe anëtarësisë në SPD dhe përfundimisht çuna në dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të partisë.