Nuri Aydın
15 gusht 2022•Përditësim: 15 gusht 2022
Autoritetet franceze njoftuan se zjarri i cili filloi në rajonin Gironde në jug të Francës më 9 gusht dhe u përhap në një sipërfaqe prej rreth 74 kilometrash katrorë, është vënë nën kontroll, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa zjarri humbi efektin e tij për shkak të reshjeve në rajon, shefi i zjarrfikësve në Gironde, Marc Vermeulen, njoftoi se zjarri është nën kontroll, por ende nuk është arritur të shuhet plotësisht.
Vermeulen deklaroi se rrugët në rajon janë hapur për qarkullim dhe se është ndaluar të shkohet në zonat pyjore.
Autoritetet u kërkuan mijëra njerëzve të evakuuar nga Gironde të kthehen në shtëpitë e tyre pasi zjarri i përhapur në 74 kilometra katrorë është vënë nën kontroll.
Siç njoftohet, 1.100 zjarrfikës kanë marrë pjesë në shuarjen e flakëve në Gironde, krahas avionëve zjarrfikës.
Si pasojë e zjarreve pyjore këtë vit në Francë, gjithsej 600 mijë kilometra sipërfaqe pyjore janë shkatërruar.