Mohamad Misto,Levent Tok
10 korrik 2019•Përditësim: 10 korrik 2019
Franca, e cila vazhdon praninë e saj ushtarake në rajonet e pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK në Siri, po përpiqet të bëjë ndërmjetësim mes organizatës me të cilën ka marrëdhënie të ngushta dhe kurdëve opozitarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të marra nga Këshilli Kombëtar Kurd i Sirisë (ENKS), mësohet se Franca po përpiqet të zgjidhë problemet mes YPG/PKK-së dhe ENKS, të cilët konsiderohen përfaqësues legjitimë të kurdëve të opozitës siriane.
Në këtë kontekst, francezët u takuan me përfaqësuesit e ENKS 10 ditë më parë dhe propozuan një "pajtim" me YPG/PKK-në.
Zyrtarët francezë gjithashtu propozuan që ENKS të hapë zyrat e saj në zonat e pushtuara nga organizata.
Anëtarët e ENKS, për të vlerësuar këtë propozim mbajtën një takim në Kamisli për 3 ditë, por arritën në përfundimin se nuk mund t’i besojnë organizatës.
Mësohet se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të takohen së shpejti për të diskutuar të njëjtën çështje me zyrtarët e ENKS.
- Problemi me YPG/PKK dhe ENKS
Organizata terroriste YPG/PKK e cila e konsideron veten e saj si përfaqësuese e kurdëve sirianë, shtyp me forcën e armëve zërat opozitarë në rajonet që ajo ka pushtuar.
Po ashtu organizata edhe më parë shumë herë ka arrestuar anëtarët e ENKS, ka djegur ose ka mbyllur zyrat e partive politike nën këtë ombrellë.
- Mbështetja e Francës për YPG/PKK-në dhe prania e saj ushtarake në rajon
Franca ka prani në 5 pika ushtarake në rajonin nën pushtimin e YPG/PKK-së në Siri, por ajo këtë nuk e pranon zyrtarisht.
Franca e cila mbështet YPG/PKK-në në kuadrin e forcës së koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it, ka në Siri rreth 200 ushtarë.
Njësitë ushtarake të Francës vazhdojnë praninë e tyre me SHBA-në në pikat ushtarake në veri të qendrës së qytetit Rakka, në bazën ajrore Tabka, në bazën trajnuese dhe koordinuese në Ajn Isa dhe në pikën ushtarake në fushën e naftës Omer.
Franca e cila përdor si bazë fabrikën e sheqerit që ndodhet në veri të Rakka-s, ka gjithashtu përreth saj edhe ndërtesë të inteligjencës teknike dhe depo të armëve.
Ndërkohë që këshilltarët ushtarakë francezë në bazën Ajn Isa në veri të këtij rajoni japin trajnime për anëtarët e YPG/PKK-së.
Rajoni ku ushtarët francezë ndodhen më intensivisht është baza Tabka të cilën e kanë në përdorim të përbashkët me SHBA-në.
Ushtria në fjalë krahas goditjeve artilerike që ka kryer nga Iraku gjatë konflikteve në Bagoz e cila është zona e fundit ku ndodhen anëtarët e DEASH-it në Dejrizor në kufi me Irakun, ajo kishte ndërtuar edhe pikat e përkohshme të goditjes në fushën e naftës Omer.
Më parë, ushtarët francezë kryenin edhe aktivitete të ruajtjes dhe patrullimit në pikat ushtarake Kahar, në fushën e naftës Kabiba, në rajonin Sirrin, në kodrën Mishtanur të cilën gjenden në pjesën jugore të rajonit Ajnularab (Kobani) në veri të Sirisë.
Pavarësisht përfundimit të pranisë së DEASH-it, ushtarët francezë vazhdojnë të veprojnë me SHBA-në në fushën e naftës Omar.
Francezët që herë pas here përdorin fabrikën e çimentos La Farge në Harap Ishk dhe pikën ushtarake të Sirrin gjithashtu veprojnë edhe në Munbixh përmes këtyre pikave.
Në muajt e kaluar kur në rendin e ditës kishte ardhur operacioni i mundshëm i Turqisë në Munbixh, ushtarët francezë kryen patrullime të përbashkëta me elementët e YPG/PKK-së në rajon.