Arif Yusuf,Said İbicioğlu
30 qershor 2018•Përditësim: 01 korrik 2018
BAGDAD (AA) - Forcat e mbrojtjes kufitare të Irakut, njoftohet se kanë siguruar kontrollin në të gjithë kufirin sirian transmeton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i Forcave të mbrojtjes kufitare të Irakut, gjenerallejtënant Hamid el-Husejni, në një kontroll të kryer në vijën kufitare ka theksuar se njësitë kanë siguruar kontrollin në të gjithë kufirin Irak-Siri i cili ka një gjatësi më shumë se 600 km.
Husejni është shprehur se nga ana kufitare siriane nuk do të ketë asnjë infiltrim në territorin e Irakut.
Organizata terroriste DEASH mes viteve 2014-2016 kishte nën kontroll vijën kufitare nga Mosuli e deri në Enbar.