Çağla Güngör
09 qershor 2023•Përditësim: 11 qershor 2023
Në vullkanin Anak Krakatau të Indonezisë ka ndodhur një shpërthim, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të "Malaymail", shtresa e hirit që ka shpërthyer nga vullkani Anak Krakatau ka arritur një lartësi prej 3 kilometrash.
Pas shpërthimit të ndodhur në orët e mëngjesit nuk është raportuar për viktima ose dëme materiale.
Autoritetet paralajmëruan popullatën të mos qëndrojë 5 kilometra në afërsi të kraterit të vullkanit.
Në Indonezi ka rreth 130 vullkane aktive ndërsa Anak Krakatau është një prej disa vullkaneve më aktive.