Şenhan Bolelli
20 nëntor 2018•Përditësim: 20 nëntor 2018
MADRID (AA) – Në qytetin Barcelonë të Katalonjës, në lindje të Spanjës, një tren lokal ka dalë nga hekurudha, ku si pasojë një person ka humbur jetën, kurse 41 të tjerë janë lënduar, 5 prej tyre në gjendje të rëndë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të radios së Katalonjës, RAC1, sot në orën 06.15 dy vagonë të trenit lokal që udhëtonte në linjën R4 Manresa-Sant-Vicenç de Calders kanë dalë nga hekurudha.
Përmbysja e trenit, ndodhi për shkak të rrëshqitjes së dheut në atë pjesë të hekurudhës.
Zëdhënësi i operatorit spanjoll të hekurudhave, Antonio Carmona, deklaroi për mediat lokale se shirat në atë pjesë të rajonit kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut gjatë ditëve të fundit.
Sipas agjencisë për mbrojtje civile në tren gjendeshin rreth 150 pasagjerë. Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore evakuan 131 persona. Janë lënduar 41 persona, ndërsa prej këtij numri pesë janë hospitalizuar.