Sayed Khodaberdi Sadat
23 tetor 2016•Përditësim: 23 tetor 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) - Qyteti Gormaç i rajonit Farjab në veri të Afganistanit është rimarrë nën kontroll nga forcat e sigurisë së këtij vendi, raporton Andolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Farjab-it, Abdul Kerim Yurish ka thënë se si rezultat i një operacioni të suksesshëm të forcave të sigurisë të komanduara nga ndihmësi i Presidentit i vendit, Rashid Dostum, është bërë i mundur kontrolli ndaj qytetit dhe pastrimi i tij nga militantët talebanë.
Krahas qendrës së qytetit thuhet se nën kontrollin e focave të sigurisë kanë hyrë edhe 17 posta policore në rrethina. Ndërkohë ende nuk ka ndonjë deklaratë në lidhje me këtë operacion nga talebanët.